Kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj, kancelari, z. Ylli Cikalleshi dhe drejtori i Vakf-Investimeve dhe i Financave, z. Edison Hoti kanë zhvilluar një mbledhje me myftinjtë dhe administratorët e myftinive.

Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan çështje të ndryshme të karakterit administrativ si ato financiare dhe të pronave, ku kishin si qëllim koordinimin dhe mirëfunksionim e myftinive në këta sektorë.

Administratorët u njohën më me detaje mbi mënyrën e mirëmbajtjes dhe menaxhimit të sektorëve financiar dhe të pronave nga specialistët e zyrës së Vakf-Infestimeve dhe të Financave.

Gjatë takimit administratorët e myftinive diskutuan në lidhje me gjendjen aktuale të myftinive, vështirësitë dhe zgjidhjet më të mira të mundshme, nevojat si dhe çështje të ndryshme të karakterit administrativ.