Studentët e Departamentit të Shkencave Islame të Universitetit Bedër, zhvilluan shkollën verore në Universitetin e Vjenës në Austri dhe në Universitetin el Ez’her në Kajro, Egjipt.

Gjatë këtyre dy programeve studentët u bënë pjesë e seminareve dhe leksioneve të shumta nga pedagogët e teologjisë Islame të universiteteve të lartëpërmendura.

Gjatë qëndrimit të tyre në Vjenë dhe në Kajro, studentët gjithashtu vizituan një sërë institucionesh dhe objektesh me rëndësi ndërkombëtare, siç janë: Qendra Kulturore Shqiptare e Austrisë,  Ministria e Jashtme dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Vlen të theksohet se këto shkolla zhvillohen për herë të parë jashtë Shqipërisë, duke ju mundësuar studentëve formimin teologjik në disa dimensione.