Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një vizitë në selinë e institucionit, studentë nga 8 universitete të ndryshme pjesëmarrës në Institutin për Lirinë Fetare dhe Demokracinë.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Spahiu i njohu ata me strukturën e organizimit të KMSH-së, historikun e institucionit, kontributin e tij në promovimin e vlerave të tolerancës fetare në vend, misionin dhe rolin e institucionit në shoqërinë tonë.

Në fund të takimit studentët vizituan nga afër ambientet e Radio Spektrum ku u njohën me studiot dhe programacionin e saj. Më tej ata zhvilluan një vizitë edhe në kompleksin e xhamisë së namazgjasë.