Muaji i madhërueshëm i Ramazanit e gjen publikun shqipfolës me një tjetër emision televiziv të mundësuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e që transmetohet përmes ekranit të televizionit Vizion Plus dhe në platformën digjitale Tring.

I konceptuar si një emision social, kulturor e fetar dhe që u dedikohet audiencave të gjera shqipfolëse, “Spektrum” do të ketë gjithësej dhjetë puntata televizive.

“Spektrum” do të trajtojë disa çështje, të cilat na prekin të gjithëve në përditshmërinë tonë. Përmes ekranit të Vizion Plus mund të gjeni trajtesa sociale, çështje të besimit, analizë kritike mbi tema të caktuara që na shqetësojnë të gjithëve.

Nëpërmjet temave të trajtuara dhe argumenteve, përjetimeve apo opinioneve të sjella nga të ftuarit, emsioni do të vijë para publikut shqiptar si një alternatrivë programore mjaft e veçantë dhe tërheqëse.

Emisioni drejtohet nga Dr.Ramadan Çipuri, i cili eksperiencave të mëparshme në fushën e televizionit i shton kësaj here edhe këtë projekt të ri.

Oraret e transmetimit do të jenë gjatë gjithë muajit të Ramazanit, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte në orën 12:00. Ndërkohë teleshikuesit  do të kenë mundësi që nëpërmjet ekranit të Vizion Plus ta ndjekin ritransmetimin  e emisionit në orën 2.30, kohë e cila  përkon me orarin e syfyrit.

Puntata 11 WP_20160526_16_49_36_Pro  WP_20160603_17_13_55_Pro

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë