Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në këtë muaj të begatë të Ramazanit, është gjendur pranë 100 familjeve në nevojë të Beratit, duke shpërndarë ndihma ushqimore.

“Shporta e Ramazanit”, e cila përmbante pako me ushqime dhe dhurata të ndryshme, u shpërnda në disa prej fshatrave të këtij rrethi për  shtresat në nevojë.

Përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. Fatma Karaj në takimin e saj me të pranishmit  theksoi se Ramazani është një rast i mirë për të qenë më pranë me njëri-tjetrin dhe për të parë nga afër realitetin  në të cilin jetojmë.

“Në këtë muaj le ta shtojmë edhe më tepër bujarinë dhe ndihmën ndaj nevojtarëve”, tha më tej znj. Karaj.

22 Korrik 2014

IMG_2487 IMG_2489  IMG_2535 IMG_2551 IMG_2556 IMG_2557 IMG_2582