Sheh Ibrahim Karbunara ishte klerik, patriot e politikan i pushkatuar nga komunizmi. Ndër organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjës.

Ai punoi fort deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë, me besimin se do të realizohej ajo që kish ëndërruar prej shumë vitesh, një Shqipëri e lirë dhe demokratike.

Ai, bindjet e tij për një Shqipëri të lirë nga komunizmi dhe për demokraci të vërtetë i shfaqi dhe i mbrojti me guxim së bashku me një grup deputetësh në parlamentin e pasçlirimit, por e pagoi shtrenjtë: para syve të tij ia pushkatuan të birin, Hysenin, e pastaj, ndërsa po mërmëriste një ajet të Kur’anit për atë që ndodhi, plumbat godasin gjoksin e këtij tribuni, duke u rrëzuar mbi trupin e të birit.

Për më shumë rreth jetës dhe veprës së këtij personaliteti të kulturës Islame ju ftojmë të ndiqni këtë dokumentar të shkurtër!