Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Bedër, organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare në Studimet Islame me temë: “Sfidat e myslimanëve në shoqërinë e shekullit XXI”.
Ceremonia e hapjes së konferencës do të zhvillohet nesër më 05 Prill 2018, në orën 10:00 në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër, ku do të jenë të pranishëm drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik, zyrtarë të shtetit, akademikë dhe studiues.
Si i ftuar special (Keynote speaker) i kësaj konference do të jetë Dr. Mustafa Ceriç, President i Kongresit Botëror Boshnjak në Sarajevë.
Pas ceremonisë së hapjes, konferenca do të vazhdojë punimet e saj në disa sesione paralele ku akademikët pjesëmarrës do të trajtojnë një sërë problematikash që prekin aspekte të ndryshme të temës së konferencës.