Se bashku dhurojme jete

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, çel fushatën e dhurimin të gjakut ndaj fëmijëve talasemikë.

Fushatë fillon ne 30 tetor, ditën e enjte në orën 10:00, në ambientet Komunitetit Mysliman dhe më pas do të shtrihet në të gjitha Xhamitë e Tiranës, si dhe në qytete të tjera të vendit.

Ky projekt ka lindur si një dëshirë e besimtarëve për të dhënë kontributin e tyre ndaj kësaj kategorie fëmijësh, të cilët luftojnë me jetën në përditshmërinë e tyre.

Gjatë gjithë fushatës njëmujore (nga data 30 tetor deri në 30 Nëntor) çdo qytetar apo individ, që ka dëshirë të japë kontributin e tij, është i ftuar në ambientet e institucionit të KMSH-së, nëpër Xhamitë e Tiranës për të dhuruar gjak, si edhe në Xhamitë e rretheve.

Kjo nuk është hera e parë që Komuniteti Mysliman ndërmerr fushata të tilla sensibilizimi për shtresa të ndryshme sociale.