Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin Botëror të Komuniteteve Myslimane dhe Departamentin e Shkencave Islame pranë Kolegjit Universitar “Bedër”, organizojnë Konferencën e 2-të Ndërkombëtare në Studimet Islame (ISCON), me temë: “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”.

Kjo konferencë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, më 10 Janar 2019, ora 10:00 në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër, do të mbledhë së bashku studiues të ndryshëm, të cilët në referimet e tyre do të fokusohen në trajtimin e temave rreth rolit dhe përfshirjes së gruas në të gjitha sferat e shoqërisë.

Konferenca do ti zhvillojë punimet e saj në disa seanca. Në seancën e parë, e cila përbën njëkohësisht edhe seancën e përshëndetjeve, do të jenë të pranishëm:

  1. Skender Bruçaj – Kryetar i KMSH-së
  2. Dr. Ferdinand Gjana – Rektor i KU Bedër
  3. Ali Al Nuaimi – President i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane
  4. Mohammed Bechari – Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane
  5. Loreta Aliko – Kryetare e Komitetit Shtetëror për Kultet

Më tej, do të zhvillohen seanca e parë dhe seanca e dytë e referimeve, të cilat do të trajtojnë një sërë problematikash në lidhje me temën e konferencës.