Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një vizitë kortezie Rektorin e ri të Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Gjergj Sinani, i cili shoqërohej edhe nga bashkëpunëtorë të tij.

Kjo vizitë vjen në kuadër të zgjedhjes së Prof. Sinanit si Rektor i KU “Bedër”, institucion i arsimit të lartë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari Spahiu, i uroi rektorit të ri suksese në drejtimin dhe përmbushjen e përgjegjësive institucionale në fushën e arsimit të lartë si dhe i garantoi atij mbështetjen e plotë nga institucioni që ai drejton.

Nga ana e tij, Prof. Sinani, shpalosi vizionin të cilin synon të implementoj në drejtimin e Kolegjit Universitar “Bedër” në vitet në vijim.

Më tej biseda u fokusua në vitin e ri akademik i cili po afron.