Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Kurban Bajramit, ditën e diel, 11 gusht 2019, do të falet në orën 07:00 në Sheshin Skënderbej.

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

Programi i faljes së Kurban Bajramit në Sheshin Skënderbej

06:30 – Hapja e programit, moderatori Dorian Demetja
06:35 – Lexim Kur’ani, Hafiz Enes Hyka0

6:40- Fjala përshëndetëse, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:45 – Ligjëratë, Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica

07:00 – Falja e Namazit
07:05 – Hytbeja, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu