Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” u zhvillua dje pas namazit të jacisë në Xhaminë e Sahatit në Berat.

Dhjetra besimtarë ishin të pranishëm për të përfituar nga urtësitë dhe mesazhet e këtyre mbrëmjeve fetare.

Programi filloi me leximin e ajeteve Kur’anore nga mësuesi i Kur’anit në Medresenë e Elbasanit, z. Klodian Tafani.

Për të ligjëruar ishin të pranishëm nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica dhe myftiu i Vlorës, z. Bilal Bodlli.

Nënkryetari i KMSH-së në ligjëratën e tij u fokusua në cilësitë e besimtarit, duke theksuar disa nga cilësitë të cilat përmenden në Kur’an dhe në Hadithe. Ai gjithashtu tha se njeriu si krijesë e mrekullueshme e Zotit, ka nje rol të veçantë në këtë jetë. Allahu e krijoi atë në mënyrën më të përsosur dhe e dalloi nga krijesat e tjera. Në mënyrë që ai të jetë falënderues ndaj Tij. Njeriu që të arrijë qëllimin për të cilin është krijuar, duhet të ketë parasysh dhe të bëjë kujdes tnë tre raporte. Raportin e tij me Allahun, me veten (familjen) dhe me shoqërinë. Besimi, praktika dhe morali janë tre dimensione të cilat duhet t’i zotërojë çdo besimtar. Besimi pa praktikë është i mangët. edhe praktika pa moralin është e pa plotësuar.

Ndërsa Myftiu i Vlorës shtjelloi disa pika të cilat një besimtarë duhet ti ketë kujdes si: falja e namazit në mënyrën më të mirë, ndarjen e pasurisë, shmangja nga veprat e kota pa dobi si gënjeshtra, thashethemi, etj…, ruajtjen e nderit, amanetit, premtimit dhe vazhdimësia në punë të mira.

Në fund të programit myftiu i Beratit, z. Baftjar Këllezi falënderoi ligjëruesit dhe theksoi rëndësinë dhe mesazhet që përcillen në këto takime. Ai bëri thirrje që të gjithë të pranishmit t’I praktikonin këto mesazhe dhe këshilla në jetën e përditshme.