Burrel (4)

Programi festiv 2014 “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit” u organizua edhe në qytetin e Burrelit.

Burrel (3)Drejtori i Kabinetit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë z. Oltion Kola u shpreh se lindja e profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të, është festa më e madhe për ne, sepse Krenaria e Njerëzimit është padyshim njeriu më i rëndësishëm i pemës së krijimit.

“Ai është drita udhëzuese drejt së vërtetës, është personaliteti që la mbresat më të mëdha në historinë njerëzore. Ai ishte dhe vazhdon të jetë  shembulli më i bukur dhe më i përkryer në çdo aspekt të jetës për mbarë njerëzimin.”, tha z. Kola.

Burrel (5)Kryetarja e Bashkisë së Matit znj. Adelina Farrici, u shpreh se njeriun nuk e bën të lumtur paraja e  pushteti, por dashuria dhe mirësia që ka në shpirtin e tij.

“Mësimet e Profetit Muhamed ngrihen mbi tolerancën mirëkuptimin dhe dashurinë mes njëri-tjetrit. Një njeri nuk mund ta bëjë lumtur paraja dhe pushteti që ka. Një njeri e bën të lumtur nëse shpërndan dashur, nëse ndihmon ato që kanë nevojë dhe kjo është pasuria më e madhe për çdo njërin nga ne”,  tha znj. Farrici.

Burrel (2)Ndërsa Myftiu i Matit z. Taulant Bica falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe u shpreh se Profeti Muhamed dhe mësimet e tij janë si një gonxhe që rritet çdo ditë në zemrat e besimtarëve.

“Profeti ishte njeriu i paqes dhe qetësisë, i tillë ishte edhe mesazhi i tij. Për të përjetuar këtë paqe e qetësi duhet të bëjmë të njohur mesazhin që ai na përcolli. Në një botë të pandriçuar nga mesazhet e profetëve, nuk do të kuptohej e mira nga e keqja, drita nga errësira. Mesazhet e tyre i kanë dhënë kuptim ekzistencës”, nënvizoi z. Bica.

Programi i cili u moderua nga Andon Barhani dhe Romelda Qose, u shoqërua me këndim Kurani, ilahi dhe interpretime poezish nga medresistët e Tiranës.

/Drita Islame/

10 Maj 2014

Burrel (1)      Burrel (7)

Burrel (6)