Medreseja e Korçës organizoi më 26 Prill 2014 programin festiv “Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të ) – Krenaria e Njerëzimit”.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman gjatë fjalës së tij përshëndetëse foli për vlerat e virtytet e larta te figurës së Profetit Muhamed.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo foli mbi tolerancën fetare që ka shoqëruar Shqipërinë ndër vite dhe u shpreh optimist për vazhdimin e kësaj tradite.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Drejtori i shkollës z. Sami Ikiz i cili falënderoi pjesëmarrësit e shumtë dhe theksoi rëndësinë e mesazheve hyjnore që profeti Muahmed ka sjellë në këtë botë.
Interpretimeve të mrekullueshme të nxënësve tanë iu bashkuan edhe dy zëra të njohur të skenës shqiptare: Venera Lumani dhe Lind Islami.

KORCE PF (2) KORCE PF (3) KORCE PF (4) KORCE PF (1)KORCE PF (5)