vlore - PM (1)Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi dhe nënkryetari z. Skënder Bruçaj morën pjesë në programin në përkujtim të Profetit Muhamed në Vlorë.

Në fjalën e tij Kancelari Zaimi theksoi se Profeti Muhamed i ftoi njerëzit ta duan, ta ndihmojnë dhe ta respektojnë njëri-tjetrin. Të gjithë njerëzit, madje të gjitha krijesat, duhet të trajtohen me dashuri, respekt e dinjitet, për hir të Krijuesit.

vlore - PM (2)

“Sipas Profetit Muhamed, s.a.s, besimtari duhet të jetë simbol i paqes dhe i sigurisë në shoqëri. “Mysliman, është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit, të tjerët ndihen të sigurt.”, ishte motoja e tij”, u shpreh z. Zaimi.

Programi që u zhvillua  më 18 Janar 2014 në Xhaminë e Muradijes në qendër të këtij qyteti mblodhi dhjetëra besimtarë. Në program përshëndeti Myftiu  i Vlorës Hito Shanaj, u trajtuan tema të ndryshme mbi dimensionet e Muhamedit a.s., nga imamë të kësaj myftinie si dhe u kënduan sure nga Kurani Famëlartë.