Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë priti në një takim kryetarin e Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane dhe të organizatës ndërkombëtare “Hedayah” me qendër në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Prof. Dr. Ali Rashid al-Nuajmi, së bashku me një delegacion ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjatë takimit dy palët diskutuan për bashkëpunime me interes të përbashkët si dhe rreth zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërinstitucionale përmes projekteve konkrete në dobi dhe shërbim të popujve miq të dy vendeve tona.

Në fund të takimit të dy kryetarët shkëmbyen dhurata simbolike midis tyre.