13616259_10205946125443719_1260850382_o

Drejtues të lartë të shtetit dhe personalitete të jetës fetare, politike e shoqërore, kanë vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman për të uruar besimtarët me rastin e Fitër Bajramit.

Për të përcjellë mesazhet e urimit në Komunitetin Mysliman ishin: Imami i Qabes Shejh Salih Bin Talib, Kryebashkiaku i Tiranës, z. Erjon Veliaj, Zëvendëskryetari i Parlamentit, z. Shpëtim Idrizi, Ministri i Bujqësisë, z. Edmond Panariti, Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, përfaqësues nga Partia Socialiste, z. Pandeli Majko, etj.

Pjesë e kësaj dite festive u bënë edhe drejtues të komuniteteve fetare, Kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale, z. Anastas Janullatos, përfaqësues nga Kisha Katolike, z. George Frendo dhe Don Henry, Anëtari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Servet Gurra, personalitete të jetës publike, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, drejtues të institucioneve arsimore islame, si dhe një numër i madh besimtarësh e qytetarësh të kryeqytetit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon të gjithë ata që morën pjesë në pritje, si dhe të gjithë shqiptarët që kanë dërguar mesazhe urimi me rastin e kësaj dite të shënuar.

5 korrik 2016

13588689_10205946124563697_1326874768_o13589276_10205946125043709_935055358_o13589050_10205946125243714_714138439_o13621887_10205946125003708_675548698_o

13569996_10205946124883705_1423429409_o 13570367_10205946125283715_84009870_o     13621483_10205946124923706_991535269_o 13621706_10205946125403718_2003506896_o