Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në selinë e institucionit, z. Selman el-Uthman, përfaqësues i lartë i Ministrisë për Udhëzimin dhe Çështjet Islamike të Arabisë Saudite.

Ky takim vjen në kuadër të organizimit të një vizitë të Kryetarit të KMSH-së me një delegacion shoqërues në Arabinë Saudite me ftesë të ministrit të kësaj ministrie.

Në fjalën e tij, Kryetari Spahiu u ndal në historikun e institucionit dhe zhvillimet më të rëndësishme të Islamit në vendin tonë.

Ndërsa z. Selman el-Uthman, përcolli përshëndetjet e institucionit që ai përfaqëson dhe vuri theksin mbi marrëdhënien e mirë që karakterizon bashkëpunimin e deritanishëm mes KMSH-së dhe Arabisë Saudite.

Më tej, gjatë takimit u diskutua mbi detaje të vizitës që pritet të zhvillohet së shpejti dhe mbi bashkëpunime të ndryshme që mund të konkretizohen në të ardhmen.