Përfaqësuese të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, më 14 Maj 2015, zhvilluan një takim me besimtaret e Vlorës, ku diskutuan mbi temën: “Cilësitë e bashkëshortes së mirë”, e cila u prit me mjaf interes nga gratë e këtij qyteti.

Përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. Fatma Karaj, u shpreh se prej cilësive të bashkëshortes dhe gruas së mirë, është plotësimi i detyrimeve që ka ndaj bashkëshortit, fëmijëve dhe familjes së saj, si dhe është edhe mirënjohja, pra të mos mohojë ato mirësi që i dha asaj Allahu nëpërmjet bashkëshortit dhe familjes.

“Lumturia e shoqërisë është familja e lumtur dhe familje do të thotë Grua.  Një grua e devotshme dhe me shpirtin e përkushtimit ndaj Krijuesit është ajo për të cilën çdo shoqëri ka nevojë”, tha më tej znj. Karaj.

Takimi u mbyll me një koktej ku të pranishmit patën mundësinë dhe të bashkëbisedoni për problematikat që has shoqëria jonë sot.

IMG_7089 IMG_7103 IMG_7138 (2) IMG_7185 IMG_7201 IMG_7218