medreseja eelbasanit (9)

Paraditen e sotme (18 shtator 2013), u zhvillua ceremonia e hapjes së Medresesë në qytetin e Elbasanit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, Kryebashkiaku i Elbasanit z. Qazim Sejdini, Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit z. Fatmir Vejsiu, Drejtori i Fondacionit Sema z. Kasem Ilhan, Rektori i Universitetit Bedër z. Ferdinand Gjana, përfaqësues të tjerë të Komunitetit Mysliman si: Nënkryetari Gazmend Aga, Kancelari Ali Zaimi, Drejtori i Arsimit Altin Shima, Drejtori i Kulturës Genti Kruja, Drejtori i Burimeve Njerëzore Dorian Demetja si dhe Drejtori i Medias Agron Hoxha.

Në fillim të aktivitetit Drejtori i Medresesë së Elbasanit Jakup Shahini, pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe uroi nxënësit për një vit të suksesshëm shkollor, u shpreh se,  medreseja tashmë e kreu me sukses misionin e saj në Cërrik dhe tashmë vjen në Elbasan me të njëjtin entuziazëm për ta vazhduar më tej këtë mision, ai gjithashtu u shpreh se, “kjo nuk do të thotë se ne kemi harruar Cërrikun, përkundrazi bashkëpunimi do të vazhdojë”.

medreseja eelbasanit (4)Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, pasi përgëzoi drejtuesit e medresesë dhe uroi nxënësit për një vit të mbarë shkollor, u shpreh se kalimi i Medresesë nga Cërriku në Elbasan është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme, pasi siç u shpreh ai, Elbasani është djepi i arsimit dhe padyshim që i duhej edhe një shkollë e tillë. Ai falënderoi drejtuesit e pushtetit lokal për bashkëpunimin dhe për krijimin e lehtësirave në hapjen sa më shpejt të medresesë.

medreseja eelbasanit (5)

Më pas kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini në fjalën e tij përshëndetëse i bëri një kërkesë publike, Komunitetit Mysliman, por dhe Fondacionit Sema, për hapjen edhe të Medresesë së Vajzave. “Unë dua t’ju bëj një kërkesë sot, këtu, publikisht, Komunitetit Mysliman si dhe Fondacionit Sema se, përveç medresesë  së djemve të hapet edhe Medreseja e Vajzave, pasi Elbasani e ka të domosdoshme edhe një Medrese për  vajza”, u shpreh z. Sejdini, duke ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme nga ana e tij.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit z. Fatmir Vejsiu. Ai u shpreh se “Kam një konsideratë të veçantë jo ngaqë jam mysliman, por sepse i njoh shumë mirë këto shkolla dhe sistemi i tyre i mësimdhënies, metoda dhe serioziteti i bëjnë ato të pakonkurueshme në vend, por dhe më gjerë”.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe rektori i Universitetit Beder z. Ferdinad Gjana, i cili mes të tjerash tha se “Ka dy lloj njerëzish në ketë botë, ata që shkruajnë historinë dhe ata që bëjnë historinë dhe padyshim ju jeni prej atyre njerëzve që bëjnë historinë”, duke përfshirë këtu drejtuesit e medresesë, kreun e KMSH-së z. Muça,  si dhe kryebashkiakun e Elbasanit z. Sejdini.

Më pas Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Muça dhe kreu i Bashkisë së Elbasanit z. Sejdini, prenë tortën dhe shiritin e inaugurimit dhe më pas kanë parë nga afër ambientet e medresesë.

Medreseja e Elbasanit është hapur që në vitin 1995 në Cërrik dhe deri më sot ka operuar atje. Tashmë ajo është zhvendosur në Elbasan në ambientet e ish-shkollës Qamil Guranjaku në një godinë të rikonstruktuar plotësisht, ku dhe do të vazhdojë misioni e saj fisnik siç është ai i mësimdhënies dhe arsimimit të të rinjve.

Aktualisht kjo medrese ka rreth 200 nxënës dhe përbëhet nga klasa, laboratore, salla kompjuteri, e ambiente sportive me kushte mjaft bashkëkohore dhe moderne.

/Drita Islame/

medreseja eelbasanit (3)medreseja eelbasanit (6)

medreseja eelbasanit (1)medreseja eelbasanit (2)    medreseja eelbasanit (7)medreseja eelbasanit (8) medreseja eelbasanit (10)medreseja eelbasanit (11)