Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e dielë, më datë 𝟏𝟔.𝟎𝟔.𝟐𝟎𝟐𝟒, në orën 𝟎𝟔:𝟎𝟎 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌𝐈 𝐈 𝐊𝐔𝐑𝐁𝐀𝐍 𝐁𝐀𝐉𝐑𝐀𝐌𝐈𝐓:
𝟎𝟓:𝟑𝟎 – Hapja e programit, Ejup Lila
𝟎𝟓:𝟑𝟓 – Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
𝟎𝟓:𝟒𝟎 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
𝟎𝟓:𝟓𝟎 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
𝟎𝟔:𝟎𝟎 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
𝟎𝟔:𝟎𝟓 – Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë