ZK1A0224

Të rendim pas punëve dhe veprave që na Afrojnë me Allahun dhe na bëjnë të dobishëm për njerëzit“, ishte ky mesazhi që përcolli nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi, nga Xhamia e Babrrusë.

I panishëm në programin “Frytet e Besimit”, i cili u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në Xhaminë e Babrrusë në Tiranë, nënkryetari Zaimi u shpreh se të gjitha punët tona të mira janë lutje (duá) dhe ftesë për mëshirën e Allahut. Përpjekjet dhe lutjet tona janë që i Gjithëmëshirshmi të mbjellë e të forcojë ndjenjën e mirësisë në zemrat tona e t’i dhurojë edhe një herë qetësi e lumturi shoqërisë njerëzore…”, theksoi z. Zaimi

Ndërsa kryevaizi i KMSH-së, Lauren Luli, teksa foli për mëshirën e Profetit Muhamed, u bëri thirrje besimtarëve që në çdo moment të tregojnë mëshirë, respekt dhe dashuri për njeri-tjetrin. “Allahu e dërgoi Profetin Muhamed  si mëshirë për njerëzit që t’i drejtojë me butësi e durim, që t’i orientojë e t’i drejtojë. Kështu edhe ne le ta ndjekin atë deri në ditën e gjykimit si shembullin më të mirë kur të këshillojmë e t’i shpjegojmë islamin të tjerëve, me butësinë dhe mëshirën e Profetit a.s.”, tha z. Luli.

Imami i xhamisë, Migen Matraku, teksa prezantoi të ftuarit, u shpreh se çdo besimtar ka nevojë për zhvillimin e programeve të tilla, ku flitet rreth mirësive dhe bukurive të besimit islam, dhe të jetosh me to, do të thotë të kesh një shoqëri më të mirë.

“O Allah fale dhe mëshiroje ymetin e Profetit Muhamed alejhi selam!”, me këtë lutje u mbyll mbrëmja e besimit në periferi të kryeqytetit.

23 Prill 2015

 ZK1A0100 ZK1A0144 ZK1A0166 ZK1A0169 ZK1A0215ZK1A0004