Një delegacion nga Forumi Mysliman Europian, kryesuar nga Kryetari Abdul – Vakhed Niazov, vizitoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u prit nga Kryetari, H. Bujar Spahiu.

Delegacioni u shpreh i kënaqur për pritjen nga Kryetari i KMSH-s, në këtë tur të tyrin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ata u njohën nga afër me aktivitetin dhe veprimtarinë fetare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Kryetari Spahiu i falënderoi miqtë për vizitën dhe u tregoi atyre për rolin që KMSH luan në funksion të përçimit të mesazhit paqësor të islamit, si edhe kontributin që jep në kuadër të harmonisë dhe dialogut ndër fetar në Shqipëri.

Forumit Mysliman Evropian është me qendër në Bruksel dhe kryen aktivitet fetarë në vendet e Europës. Në përbërje të delegacionit ishin përfaqësues të forumit nga Italia, Franca, Gjeorgjia, Lituania, Greqia, Rusia etj.