Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, priti  në një takim  një delegacion nga Gjermania, i përzgjedhur dhe financuar nga Agjensia Federale për Edukim Politik me qendër në Berlin, mbështetur nga Qeveria Federale dhe Bundestagu Gjerman.

Duke u nisur nga interesi i palës gjermane për të mësuar më shumë rreth çështjeve të kulturës religjioze në Shqipëri, në takim u diskutua rreth principeve të Islamit, të bashkëjetesës, të djeshmes, diskriminimit dhe vuajtjeve të drejtuesve e besimtarëve myslimanë, si dhe perspektivave e sfidave të reja që besimi Islam has sot në Shqipëri.

Grupi i vizitorëve prej 30 vetësh përbëhej nga ish-politikanë, biznesmenë, gazetarë etj. Në këtë vizitë ata shoqëroheshin nga vetë zv/Presidenti i Agjencisë, Dr. Bernd Hübinger.

Pas takimit,  delegacioni gjerman ka zhvilluar edhe një vizitë në xhaminë e Et’hem Beut.

18 Qershor 2014

ZK1A0354

ZK1A0352