Është nisur mëngjesin e sotëm grupi i parë i besimtarëve shqiptarë, të cilët pritet të vizitojnë vendet e shenjta në Mekë dhe Medine për të kryer ritualin e Haxhit.

Besimtarët ka lënë aeroportin e Rinasit rreth orës 06:10 të mëngjesit dhe pritet të mbërrijnë në Jeddeah rreth orës 10, nga ku më pas udhëtimi për në Mekë do të kryhet me autobus.

Besimtarët u përcollën nga nënkryetari Bujar Spahiu si dhe përfaqësues të tjerë të Komunitetit Mysliman.

Ndërkohë që grupi i dytë i besimtarëve do të niset pasditen e sotme për t’iu bashkuar miliona haxhinjve nga e mbarë bota.

Haxhi është një prej pesë kushteve të fesë islame, ku secili besimtar që ka mundësi duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë.

Këtë vit, janë mbi 400 besimtarë myslimanë shqiptarë që pritet të kryejnë ritualin e haxhit, ndërkohë që çdo vit rreth 5 milionë myslimanë nga mbarë bota, mblidhen në Qabe për të kryer këtë adhurim.

 

nisen haxhinte 2015 (4)

nisen haxhinte 2015 (1) nisen haxhinte 2015 (2) nisen haxhinte 2015 (3)  nisen haxhinte 2015 (5)