Rreth 200 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta të Mekës e Medinës për të kryer ritualin e haxhit për vitin 2019.

Besimtarët që vinin nga myftini të ndryshme të vendit tonë por edhe dhjetëra të tjerë nga Mali i Zi, lanë aeroportin e Rinasit ditën e sotme dhe pritet të mbërrijnë në Mekë në orët e vona të mbrëmjes, ku më pas do të bëhet akomodimi në hotel për të vijuar me programin 20 ditor.

Besimtarët u përcollën nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu si dhe përfaqësues të tjerë të institucionit.

Ndërkohë grupi i parë i besimtarëve u nis gjatë ditës së djeshme në orët e para të mëngjesit.

Këtë vit janë rreth 430 besimtarë myslimanë shqiptarë të cilët do të udhëtojnë drejt Mekës për t’iu bashkëngjitur miliona haxhinjve nga e gjithë bota për të kryer ritualin e haxhit.