Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, Qendra Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”, me anë të Ambasadës së Arabisë Saudite në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, do të shpërndajnë 25 ton hurma arabe.

Nisur nga kjo, kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, vizitoi Ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, z. Abdul-Mu’min Muhamed Sharaf.

Kryetari Spahiu, e falënderoi ambasadorin për dhurimin e 25 ton hurmave si dhe vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet KMSH-së, Ambasadës së Arabisë Saudite dhe Qendrës “Mbreti Selman”, bashkëpunim i cili është konkretizuar me disa projekte humanitare.

Ndërsa ambasadori Sharaf, shprehu vullnetin e tij për vazhdimësinë e kësaj fryme bashkëpunimi ndërmjet 3 institucioneve.

Shpërndarja e hurmave ka filluar dhe po realizohet me anë të myftinive në çdo qytet të Shqipërisë.