Në kuadër të Muajit të Bekuar të Ramazanit, Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nisi fushatën e ndihmave për kategorinë e familjeve në nevojë në ambientet e Medresesë së Tiranës.

Fushata përfshin dy faza. Në fazën e parë e cila u zhvillua sot u shpërndanë rreth 150 pako me ushqime bazike për familjet në nevojë, gra të dhunuara, fëmijë jetimë dhe kategori të tjera të ngjashme sociale, të cilat vinin kryesisht nga periferitë e qytetit të Tiranës.

Faza e dytë e kësaj fushatë do të zhvillohet në natën e Kadrit, ku do të ndahen rreth 150 pako të tjera të ngjashme me ndihma të ndryshme.

 

  

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë