Untitled-2

Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit,  do të organizohet në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë. Sh.T.Z. Bujar Nishani.

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë është mikpritësi  i kësaj konference e cila nesër në orën 9:30 -13:00 do të zhvillojë edhe sesionin e saj kryesor me temë “Roli i Islamit dhe përfaqësuesve të fesë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe shpirtërore”, ku do të diskutohet rreth rolit dhe nevojës së njerëzimit për fenë dhe personalitetet fetare si përçues të vlerave më të më larta njerëzore.

Të pranishëm në këtë aktivitet do  të jenë liderë fetarë nga të gjithë vendet e Ballkanit si dhe personalitete fetare e publike të Shqipërisë.

Konferenca e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, mblidhet për  çdo vit në shtete të ndryshme të Ballkanit për të diskutuar mbi rolin e fesë dhe besimit në shoqëri, dhe për probleme të ndryshme sociale. Pas përfundimit të saj do të përcaktohet edhe vendi se ku do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Programi do të mbyllet me  një darkë e cila shtrohet nga presidenti për nder të të ftuarve.

17 Maj 2013

/Drita Islame/