Në vazhdën e programit të mbajtjes së vazeve (ligjëratave) dhe hytbeve nëpër xhami të ndryshme të vendit, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka mbajtur këtë të premte hytben në xhaminë e Lezhës.

Nënkryetari foli për moralin e Profetit a.s., ku theksoi se Profeti ynë i nderuar është një shembull i përkryer për t’u ndjekur nga çdo besimtar.

“Jeta e Hazreti Muhamedit a.s. është modeli më i përsosur që duhet të ndiqet nga të gjithë. Në jetën e tij të bekuar, myslimani gjen devotshmërinë, bindjen e thellë në rrugën e Allahut, kryrjen e adhurimeve me përkushtim, gjen modelin e mësuesit të palodhur, të bababit të dashur e të dhembshur, gjen kryefamiljarin që punon pa u lodhur për ushqimin e familjes dhe për edukimin e të gjithë pjesëtarëve të saj me normat e moralit të pastër islam. Ai ishte përfaqesuesi më i lartë i moralit, sepse morali i tij ishte Kur’ani”, u shpreh Spahiu.

Pogramit i mbajtjes së vazeve (ligjëratave) dhe hutbeve do të vijojë nëpër xhami të ndryshme të vendit.

20151120_123739