Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica priti në një takim drejtorin e Komisionit për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski.

Drejtori i KMBFGR-së prezantoi institucionin që përfaqësonte dhe tha se Shqipëria është një model suksesi në rajon dhe më gjerë në harmoninë, bashkëjetësën dhe bashkëpunimin mes komuniteteve fetare.

Ndërsa nënkryetari i KMSH-së, z. Bica e falënderoi z. Sotirofski për vizitën dhe e njohu me veprimtarinë e Komunitetit Mysliman. Gjithashtu nënkryetari theksoi se KMSH dhe komunitetet e tjera fetare kanë bashkëpunuar gjithmonë dhe kanë hedhur hapa konkretë në të mirë të shoqërisë dhe vendit.

Drejtori i KMBFGR-së gjatë kësaj vizite shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Gjithashtu në këtë takim ishte i pranishëm edhe anëtari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Servet Gurra.