ZK1A0019Nënkryetari i KMSH-së priti në një takim donatorin kuvajtian z. Es’ad bin Abdul Aziz Essened, i cili ka financuar ndërtimin e disa xhamive në Shqipëri.

 Në takim u bisedua për investime të mëtejshme në ndihmë të Komunitetit Mysliman.

Nënkryetari Zaimi e falënderoi atë për të gjithë kontributin e tij në favor të KMSH-së dhe myslimanëve shqiptarë, duke ndërtuar disa xhami, objekte kulti për të cilat vendi ynë ka shumë nevojë, pasi ato ekzistueset nuk mund të përballojnë numrin e besimtarëve myslimanë që sa vjen e rritet.

Edhe z. Essened nga ana e tij falënderoi nënkryetarin Zaimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin që Komuniteti Mysliman ka treguar dhe u tregua i gatshëm për të kontribuuar edhe në vijim financiarisht edhe për Kompleksin e Namazgjasë.

 3 Dhjetor 2014