Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi, priti në një takim z. Gianpiero Khaled Pallodini, President i “Confime Italia” (Konfederata e Kompanive të Mesdheut)

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë sa i përket ndërtimit të objekteve të kultit në Shqipëri.

Z. Pallodini tregoi interes për jetën fetare në vendin tonë dhe u njoh nga nënkryetari i KMSH-së me funksionimin e Komunitetit Mysliman

Z. Pallodini i cili shoqërohej edhe nga Vito Miggiono, administrator i “Icat Italia”, Sami Gjergji, Kryetar i Asamblesë së FRD, vlerësoi edhe raportin e mirë mes dy vendeve dhe miqësinë mes popujve fqinj.

I pranishëm në takim ishte edhe Drejtori i Kabinetit të KMSH-së Oltion Kola.

2 Nëntor 2014

ZK1A0009

ZK1A0005