Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ali Zaimi, priti në një takim Atashehun Kulturor dhe të Çështjeve Fetare në Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite për Ballkanin, me qendër në Bosnje, z. Abdulmaxhid Ghajth Alghajth.

Nënkryetari Zaimi e njohu atë me veprimtarinë dhe aktivitetet e Komunitetit Mysliman ndër vite, ndërsa Alghajth nga ana e tij vlerësoi kontributin e KMSH-së në dobi të myslimanëve shqiptarë.

Në emër të Mbretërisë së Arabisë Saudite z. Alghajth, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Në takimin ku ishin të pranishëm Drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame, Hamdi Çurri dhe Drejtori i Arsimit, Astrit Zharri, u fol edhe për bashkëpunime të përbashkëta në të ardhmen.

3 Nëntor 2014

ZK1A0012 ZK1A0013