Në kuadër të përkujtimit të lindjes së Profetit Muhamed, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia Kavajë, organizoi më 28 Janar 2014, simpoziumin me temë “Muhamedi a.s. – Profeti i Mëshirës”.

kavaje simpozium (4)Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, pasi bëri një përshëndetje të shkurtër e vuri theksin mbi nevojën që kishte bota për ardhjen e Profetit Muhamed. “Allahu i Madhëruar dërgoi Profetin Muhamed, më të mirin e njerëzisë, për të kumtuar mesazhin e Tij, Kuranin e shenjtë dhe orientuar njerëzit në udhën e drejtë”, u shpreh z. Spahiu.
dërsa nënkryetari  në kumtesën e tij theksoi se profeti Muhamed ka qenë shembulli më i përkryer në promovimin e tërësisë së vlerave humane dhe në ruajtjen e dinjitetit njerëzor. “Profeti Muhamed – tha z. Shehi, – erdhi me një mesazh gjithëpërfshirës. Nëpërmjet predikimeve dhe shembullit të tij, ai çrrënjosi zakone të egra e barbare të shoqërisë, dhe bëri që ata njerëz të mbruheshin me cilësi e virtyte të larta, duke i bërë shembuj të njeriut dhe shoqërisë ideale.”

kavaje simpozium (6)Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH, znj. Fatma Karaj në temën e saj dha një pasqyrë të shkurtër të vendit dhe rolit që feja islame dhe Profeti i jep gruas. “Feja me të cilën u dërgua Profeti ynë i garantoi gruas të drejta ligjore, ekonomike, sociale dhe qytetare dhe duke e ngritur statusin e grave si bija, bashkëshorte dhe nëna, u dha atyre të drejta dhe privilegje të njëjta me burrat”, u shpreh znj. Karaj.

Një temë tjetër ishte ajo e mbajtur nga teologu Ahmed Kalaja. Mes të tjerash ai vlerësoi lart figurën e Profetit dhe kujtoi se ai është njeriu që përmendet dhe pasohet më shumë se çdo njeri tjetër në sipërfaqen e tokës.

Pjesë e këtij eventi ishte edhe një material i shkurtër filmik, i prodhuar së fundmi nga Komuniteti Mysliman, i fokusuar në njohjen e disa prej dimensioneve kryesore të vlerave profetike.

Kavaje - OK (5)Përshëndetje bëri edhe Myftiu i Kavajës, z. Besnik Leçini. Ai falënderoi përfaqësuesit e KMSH dhe të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen dhe ndau  gëzimin e kësaj ngjarjeje të shënuar me besimtarët e besimtaret e shumtë që kishin mbushur sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”.

  kavaje simpozium (3)  kavaje simpozium (5) kavaje simpozium (1)