NATA E KADRIT, PROGRAM NË BULEVARDIN “DËSHMORËT E KOMBIT” 

DITËN E DIEL, 10 QERSHOR, ORA 22:00, NË BULEVARDIN “DËSHMORËT E KOMBIT”, NË SHESHIN PËRPARA ISH-HOTEL DAJTIT

NATA MË E MIRË SE NJËMIJË MUAJ

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke parë numrin e besimtarëve gjithnjë e në rritje nga viti në vit, për të cilët hapësirat e xhamive të Tiranës janë të pamjaftueshme edhe në netë normale të Ramazanit dhe për ta vlerësuar bashkarisht “Natën e Kadrit”, e cila është më e vlefshme edhe se sa njëmijë muaj, falja e namazit të teravisë do të kryhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (para ish-Hotel Dajtit).

Krahas faljes së namazit të jacisë dhe të teravisë do të ketë edhe lexim Kur’ani, ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman dhe hoxhallarë të nderuar:

Përshëndetjet: Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj dhe Myftiu i Tiranës, z. Ylli Gurra

Referate: Elvis Naçi, Ahmed Kalaja

Kur’an: Egzon Ibrahimi

Falja e namazeve: Lauren Luli, Elton Karaj, Bilal Teqja, Mikel Hazizolli, Veton Tulla

Dua: Bujar Spahiu, Bilal Teqja

Falja e Jacisë dhe e teravisë do të shoqërohet me ligjërata nga të sipërpërmendurit, dhe në fund dua dhe lutje.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë