Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në selinë e institucionit, Myftiun e Kavajës, z. Besnik Leçini.

Në fjalën e tij, z. Leçini, e uroi Kryetarin Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të institucionit dhe e siguroi atë për vazhdimësinë e kontributit në shërbim të besimtarëve myslimanë në myftininë e Kavajës.

Ndërsa Kryetari i KMSH-së e falënderoi atë për vizitën dhe urimet e përcjella dhe u ndal në diskutimin e tematikave të ndryshme në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të kësaj myftinie.