Në të gjitha myftinitë e vendit, në këto ditë të nxehta vere, po zhvillohen kurse verore, mësim Kurani, besimi dhe argëtime me fëmijë e të rinj të grupmoshave të ndryshme.
Nga Shkodra në Delvinë, nga Kavaja në Korçë, myftinjtë dhe stafi ynë vazhdojnë me përkushtim këto aktivitete kulturore dhe argëtuese.
Të rinjtë janë e ardhmja, ky nuk është thjesht një slogan, por një detyrë.
Për të patur të ardhme të sigurtë e të paqtë, investimi në edukimin e brezit të ri është kusht.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i përgëzon të gjithë myftinjtë, dhe stafet tona në rrethe, për përkushtimin e treguar në organizimin e këtyre aktivitete verore kaq të bukura.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni nëpërmjet fotove këto aktivitete të myftinive Tiranë, Shkodër, Dibër, Burrel, Bluqizë, Kukës, Pukë, Elbasan, Peqin, Kavajë, Fier, Delvinë…etj