Myftinia e Peqinit një iftar në kuadër të Natës së Kadrit.

Të pranishëm në këtë iftar ishin z. Saimir Hasalla, Kryetar i Bashkisë së Peqinit, z. Anastas Angjeli Deputet i Qarkut Elbasan, z. Edmond Xhani nënprefekti i Rrethit Peqin, Drejtorë të Drejtorivë të rrethit, arsimtar, përfaqesues të familjeve që kanë kontribuar ndër vite në Myftininë e Peqinit dhe besimtar të shumtë të qytetit. 

Në fjalën përshëndetese Myftiu i Peqinit, z. Bilal Bodlli, pasi i uroi mirëseardhjen të ftuarve foli mbi rëndësinë dhe ndikimin që përçon ky muaj. Ai gjithashtu vlerësoi rëndësinë e Natës së Kadrit.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Peqinit falënderoi myftininë për organizimin e iftarit dhe uroi besimtarët që Zoti t’ia pranojë punët e mira në këto ditë sakrificë.

Ndërsa deputeti z. Anastas Angjeli u shpreh i kënaqur dhe falënderoi myftininë për ftesën në këtë darkë iftari mjaft të rëndësishme për besimtarët, duke i uruar ata që ta mbyllin me sukses agjërimin e muajit të Ramazanit.

1 korrik 2016

IMG_5221 IMG_5222 IMG_5249IMG_5241  IMG_5258 IMG_5273 IMG_5281