Në kuadër të muajit të bekuar të Ramazanit, Myftinia e Qytetit të Korçës në bashkëpunim me Medresenë e këtij qyteti organizuan një iftar në ambientet e kësaj shkolle.

Të pranishëm në këtë iftar ishin Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Ilir Meta, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, Kryetari i Bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo, Kryetarja e Këshillit të Qarkut znj. Ana Verushi si dhe personalitete të politikës, kulturës, arsimit të këtij qyteti, klerikë dhe besimtarë të shumtë.

Në fjalët e tyre përshëndetëse, Presidenti i Republikës z. Meta, Myftiu i Korçës z. Cikalleshi, drejtori i Medresesë z. Ilyas Karagöz dhe përfaqësuesi i Kishës Orthodhokse Papa Ilia Kotnani uruan besimtarët myslimanë për një agjërim sa më të mbarë dhe theksuan ekzistencën e dialogut ndërfetar midis besimeve për të cilën shqiptarët krenohen.