dr.Ali-Iljazi-13qershor20156Pasditën e së shtunës, më 13 qershor 2015, Myftinia Shkodër organizoi një tribunë shkencore në pritje të muajit Ramazan, ku i ftuar special si ligjërues, ishte shkencëtari i mirënjohur i trevave shqiptare, Dr. Ali F. Iljazi nga Gjakova.

“Ndikimi i agjërimit në proceset biokimike dhe bioritëm”, ishte tema e këtij takimi, ku mjeku i mirënjohur gjakovar, shqyrtoi shumë nga dobitë dhe mrekullitë e agjërimit të muajit Ramazan, në trupin dhe shëndetin e njeriut.

Aktiviteti nisi me leximin e një pjese kur’anore nga hafizi i nderuar nga Gjakova, hfz. Safet Hoxha, që e zbukuroi atmosferën me ajetet nga Kurani.

Më pas, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, falënderoi të pranishmit që kishin mbushur oborrin e xhamisë së Parrucës, për pjesëmarrjen në këtë tribunë vlerash, në prag të muajit Ramazan. Njëkohësisht shprehu \ vlerësimet e tij për të ftuarin, si një personalitet i afirmuar në trevat shqiptare dhe përtej tyre, për aftësinë e madhe të paraqitjes së argumenteve shkencore në dobi të lehtësimit të kuptimit të argumenteve fetare, për besimtarët dhe jo vetëm.

Me shumë kënaqësi dhe emocion, të pranishmit ndoqën shjegimet e qarta, që Dr. Ali Iljazi dha në lidhje me vlerat e mëdha, që agjërimi I Ramazanit ka për shëndetin dhe jetën e njeriut. Ai përmendi argument të shumta, që lidhen me faktin sesi mjekësia perëndimore ka ngritur klinika të posaçme për studimin dhe analizimin e vlerave të agjërimit njëmujor që bëjnë muslimanët.

Dr. Ali Iljazi iu referua mjekëve dhe shkencëtarëve të shquar perëndimorë, që kanë dhënë dëshmitë e tyre shkencore mbi vlerën dhe dobitë e mëdha që ka agjërimi i Ramazanit, sidomos në rehabilitimin e proceseve të shumta kimike, me të cilat përballet organizmi i njeriut përgjatë gjithë vitit.

Në përfundim të aktivitetit, u shpërndanë kalendarët e Ramazanit të sivjetshëm, fletëpalosjet me shpjegimet e kushteve dhe rregullave të agjërimit.

dr.Ali-Iljazi-13qershor20151 dr.Ali-Iljazi-13qershor20155  dr.Ali-Iljazi-13qershor20157