Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në selinë e institucionit Myftininë e Peqinit, të përfaqësuar nga Myftiu, z. Mensur Rrapanji dhe imamët përkatës.

Gjatë takimit ata e uruan z. Spahiu për detyrën e re në krye të KMSH-së, si dhe shtruan për diskutim tematika të ndryshme me nevojat dhe zhvillimet aktuale të kësaj myftinie.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunitetit i falënderoi ata për urimet, vizitën dhe kontributin e vazhdueshëm në punën e tyre si dhe shprehu vullnetin e tij të plotë për të vazhduar më tej punën në shërbim të Islamit dhe besimtarëve myslimanë të kësaj myftinie.