Në kuadër të muajit të Bekuar të Ramazanit, mbrëmjen e djeshme Myftinia e Lushnjes në bashkëpunim me Shoqatën “Mirësia” shtroi iftar për besimtarët e qytetit.

Në këtë iftar ishin të pranishëm myftiu i Lushnjes, z. Gramoz Bliku, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Lauren Luli, drejtori i Shoqatës “Mirënjohja”, z. Korab Kaja, nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës, z. Gentian Nushi, nënprefektja e qytetit, znj. Lindita Buxheli, personalitete të qytetit, imamë dhe besimtarë.

Në fjalën e tij përshëndetëse myftiu i Lushnjes, z. Bliku falënderoi shoqatën për kontributin e saj në shtrimin e iftarit dhe u uroi të pranishmëve agjërim të pranuar.

Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli falënderoi organizatorët e iftarit dhe tha se Ramazani është muaji i mirësive të pafundme, mëshirësedukimit shpirtërore dhe unitetit.

Ndërsa drejtori i Shoqatës “Mirësia” tha se sofra e iftarit shërben për të afruar njerëzit dhe për tu solidarizuar me të tjerët.