Myftiu i Gjirokastrës, z. Armand Islami, i shoqëruar nga imamët e xhamive të kësaj myftinie vizituan sot Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.

Në fjalën e tij, Myftiu z. Islami dhe imamët e pranishëm u ndalën në diskutimin e aktualitetit  të myftinisë së Gjirokastrës, aktivitetit të deritanishëm si dhe projekteve afatgjata në shërbim të besimtarëve të zonës. Më tej, ata uruan z. Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të KMSH-së.

Ndërsa z. Spahiu, pasi i falënderoi ata për vizitën dhe urimet u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet KMSH-së dhe myftinive në rrethe, në përmbushjen e misionit të përbashkët në shërbim të Islamit.