Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë në selinë e institucionit Myftiun e Dibrës, z. Muis Kurtulla, Myftiun e Bulqizës, z. Sejdin Strazimiri, Myftiun e Matit, z. Valdrin Mera dhe imamët përkatës të këtyre myftinive.

Gjatë vizitës, myftinjtë dhe imamët e pranishëm shprehën urimet e tyre për zgjedhjen e z. Spahiu në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Më tej ata diskutuan mbi çështje të ndryshme të myftinive dhe xhamive përkatëse duke vënë theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë midis KMSH-së dhe myftinive në rrethe.

Nga ana e tij, Kryetari Spahiu i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe urimet e tyre të sinqerta me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit dhe i siguroi ata për vazhdimësinë e marrëdhënies së ngushtë ndërmjet KMSH-së dhe myftinive në rrethe në të mirë të Islamit dhe besimtarëve të këtyre myftinive.