Logo KMSHEdhe njëherë terrori goditi të pafajshëm dhe qytetërimin tonë të përbashkët.

Ngushëllimet tona për viktimat, shërim të shpejtë për të lënduarit dhe solidaritet për popullin turk në këtë ditë të vështirë.

Ngjarja e fundit në Stamboll, ku terrori goditi njerëz të pafajshëm, por edhe çdo akt tjetër terrori në çdo cep të globit, është  një akt i shëmtuar dhe i dënueshëm njëkohësisht.

Ne lutemi që ngjarje të tilla të shëmtuara të mos përsëriten më dhe të jetojmë në një botë të paqtë, për një të ardhme pa luftë, pa gjakderdhje.

KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË