Përhapja e virusit Covid-19 në mbarë botën shkaktoi probleme të karaktereve të ndryshme në shumë institucione në botë.
Liga e Botës Islame (Rabita) me seli në Mekë të Mbretërisë së Arabisë Saudite është angazhuar drejtpërsëdrejti në parandalimin e COVID-19 duke iu ardhur në ndihmë shumë institucioneve dhe njerëzve në mbarë botën.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh falënderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të thellë për Ligën e Botës Islame, e cila vazhdon implementimin e një plani emergjent për të minimizuar dhe zbutur efektet e virusit Covid-19 në të gjitha vendet e prekura anembanë botës, nëpërmjet ndihmave financiare, medikamente dhe ushqime.
I lutemi Allahut të madhëruar që bujarinë dhe mirësinë t’ua shpërblejë në të dyja botët dhe t’i japë fund sa më shpejt kësaj situate të vështirë.