Në kuadër të festave të nëntorit të gjitha Medresetë e Shqipërisë organizuan  programe të ndryshme artistike dhe përkujtuese.

Gjatë këtyre programeve kanë qenë të pranishëm personalitete të shumta të politikës, kulturës dhe jetës qytetare të qyeteve përkatëse.

Programet kanë patur skeçe të ndryshme ku tregohej historia e kombit tonë dhe përkatësisht ngjarjet e datave 28-29 nëntor, valle e këngë të ndryshme atdhetare.

ELBASAN

25.11.2014

Elbasan (2)

 

Në ambientet e Medrese “Liria” në Elbasan u zhvillua një aktivitet me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Elbasanit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Drejtoria Arsimore, përfaqësues te Shoqatës së Veteranëve, Qarku, Kryeprokurori i Elbasanit dhe Drejtoret e shkollave te qytetit, prindër, mësues dhe nxënës.

TIRANË

27.11.2014

tirane2

Medreseja e Tiranës organizoi paraditen e sotme një program festiv me rastin e festave të nëntorit. Në program morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman Ali Zaimi, zv/ministrja e Arsimit

Znj. Malaj vlerësoi kontributin e kësaj shkolle në arsimin shqiptar si dhe falënderoi nxënësit për programin e përgatitur. “Këta nxënës që tregojnë rëndësinë e dashurisë ndaj atdheut dhe respektit reciprok, bëjnë që politika të reflektojë dhe të jetë sa më afër tyre”, tha zv/ministrja.

Në programin festiv të përgatitur nga nxënësit e Medresesë së Tiranës pati një mori këngësh dhe poezish me karakter atdhetar, kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë dhe 70-vjetorit të çlirimit.

BERAT

27.11.2014

berat (2)

Medreseja e Beratit, me rastin e 70- Vjetorit të Çlirimit dhe 102 -Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë organizoi me nxënësit e shkollës një aktivitet festiv në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, Berat.

Nxënësit kishin përgatitur një program të larmishëm dhe mjaft tërheqës, ku nuk munguan interpretimet në poezi, këngët kushtuar festave të Nëntorit, fakte historike për Çlirimin e Shqipërisë, si dhe një inskenim i shkurtër për shpalljen e pavarësisë.
Në këtë program mori pjesë drejtori i DAR, Berat, z. Selman Hodaj, i cili në fjalën e tij falenderoi nxënësit dhe stafin e shkollës së Medresesë për organizimin e këtij programi, duke përmendur veç të tjerave, kontributin e Vexhi Buharisë, si një nga figurat më të shquara beratase.

Ndër të tjera i pranishëm ishte edhe nënkryetari i bashkisë, Berat, z. Bledar Blana, i cili, rikujtoi edhe një herë përpjekjet e luftëtarëve shqiptarë, rilindësve dhe gjithë patriotëve që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë.

 

KORCË

27.11.2014

korce (1)

Në ambientet e Medresesë së Korçës u organizua programi festiv me rastin e 70 vjetorit të çlirimit dhe 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë program morën pjesë Kryetarja e qarkut të Korçës, nënkryetarja e bashkisë së Korçës, drejtori i policisë së Qarkut të Korçës si dhe prindër të nxënësve.

 

KAVAJE

28-29.11.2014

kavaje (3)

Medreseja e Kavajës, dega e djemve dhe vajzave organizuan një program festiv me rastin e festës së Pavarësisë dhe Çlirimit. Aktiviteti ka filluar me himnin, interpretuar nga kori i shkollës.

Ndërsa mësuesi i historisë   Sulejman Dakolli risolli në memorien e nxënësve ngjarjet e rëndësishme të këtyre dy datave historike.

SHKODËR

Edhe Medreseja e Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia”, me rastin e festave të nëntorit, ka organizuar një sërë aktivitetesh me karakter kombëtar.

 Shkoder (1)

DURRËS

Program me rastin e festave të nëntorit ka organizuar edhe Medreseja e Durrësit