Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në përkujtim të Profetit Muhamed a.s., Medreseja e Korçës organizoi në ambientet e saj programin festiv “Profeti Muhamed – Krenaria e Njerëzimit”.

korca PROGRAM 2013 (3)Në fjalën e tij të mirëseardhjes, z. Omer Çallësh, duke iu drejtuar të ftuarve në shqip, vuri theksin në rëndësinë e dërgimit të profetëve dhe rolin e tyre në orientimin e individit dhe shoqërisë kah e mira dhe virtyti.

Në emër të Komunitetit Mysliman programin e përshëndeti zv/kryetari Gazmend Aga, i cili, pasi përcolli përshëndetjet e ngrohta të kryetarit Haxhi Selim Muça, parashtroi shkurtimisht problemet sociale që shqetësojnë shoqërinë e sotme shqiptare dhe deklaroi se atyre mund t’i jepte zgjidhja vetëm duke ndjekur e zbatuar metodologjinë profetike.
korca PROGRAM 2013 (2)“Njeriu dhe shoqëria kanë ndryshuar shumë, por megjithatë, në esencë problemet janë pak a shumë të njëjtat. Profeti a.s. ishte unik në zgjidhjen e problemeve sociale, sepse ai e jetonte vetë Islamin dhe ishte shembull ideal në praktikimin e tij. Ai ishte profeti i Zotit që korrigjonte dobësitë dhe të metat e krijesave të Zotit. Falë këtij kontributi të dobishëm ai është dhe do vazhdojë të mbetet njeriu më i respektuar dhe më i ndjekur nga njerëzit”.

Ndërsa prefekti i Korçës z. Andrea Mano falënderoi Medresenë e Korçës për rolin e veçantë që ajo luan në këtë qytet si dhe falënderoi në mënyrë të veçantë z. Omer Çallësh dhe stafin e shkollës. Ndërsa zv/Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo falënderoi Medresenë për programet e shumta e të larmishme që ajo organizon.

Pjesë e kësaj tradite të përvitshme ishin edhe ilahitë dhe interpretimet e sjella me mjeshtëri nga këngëtarët dhe aktorët: Kastriot Tusha, Violeta Zefi, Mukadez Çanga, Rosela Gjylbegu, Lind Islami, Bujar Asqeriu, Dritan Boriçi, medresistët shoqëruar nga kori i medresesë, të cilët spikatën mjaft bukur dhe përcollën emocione të papërshkueshme tek spektatori që i ndiqte me shumë vëmendje.

Nën drejtimin artistik të mjeshtrit Kujtim Alia dhe me regji të Agron Hoxha, programi shënoi një tjetër ngjarje ku arti dhe fjala e bukur shërben për promovimin e figurës së lartë të Profetit Muhamed a.s., Krenarisë së Njerëzimit.

Në aktivitetin e organizuar më 27 prill 2013, morën pjesë edhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Myftiu i Korçës dhe ai i Pogradecit, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, përfaqësues të forcave politike, prindër, nxënës si dhe shumë qytetarë të Korçës.

/Drita Islame/

korca PROGRAM 2013 (1) 

korca PROGRAM 2013 (6)


 
 
korca PROGRAM 2013 (7) korca PROGRAM 2013 (5)korca PROGRAM 2013 (4)