Medalje bronzi Në SHBANxënësit e Medresesë së Kavajës “Hafiz Ali Korça”, Adi Hajrullaj dhe Albi Marqeshi së bashku me mësuesin e tyre M. Salih Ergun fituan medalje bronzi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Projekteve Inxhinierike e Mjedisore për energji botërore të qëndrueshme (I-SWEEEP 2015) të organizuar në Texas, SHBA.

Konkursi u organizua në datat 7-11 maj në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku morën pjesë mbi 427 projekte të 70 vendeve të ndryshme të botës. Projekti i nxënësve nga Medreseja e Kavajës zuri vendin e tretë.

Projekti i nxënësve të Medresesë  konsistonte në heqjen e fenolit në vajin e ullirit me anë të përzierjes së gjetheve të ullirit dhe farave të lulediellit. Kjo metodë krijonte një mënyrë më të mirë filtrimi dhe vaj shumë më cilësor.

Medalje bronzi Në SHBA

Medalje bronzi Në SHBA  Medalje bronzi Në SHBA